Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar dy skuadrat në luftë për titull Ballkanin e Dritën për lëshim në organizimin e ndeshjeve të javës së 26-të.
Ballkani nuk e ka organizuar si duhet ndeshjen me Llapin ndërsa Drita ndeshjen me Gjilanin.
Ballkani është dënuar me 1 mijë euro gjobë, ndërsa Drita me 800 euro.
Më poshtë gjeni vendimet komplete të Komisionit Disiplinor:
FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina.Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi ” në rrugë , hudhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Udhëheqësi i ekipit të FC ”Ballkani ” , Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përseritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 250 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hudhin tre (3) shishe PVC dhe në min 65 hudhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Kryetrajneri i KFF “Feronikeli” , Leotrim Zariqi nr licencës CL-0049 Në ndeshjen e xhiros së 13-t të Ligës së Parë -vajzat Intelektualet – Feronikeli ka inkuadruar në lojë lojtaret Belkisa Bala nr ID 025128F06 dhe Erza Krasniqi me ID 023783F07, që nuk kishin të drejtë loje. Bazuar në nenin 58 pika A i Rregullores disiplinore: Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 4 (katër) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.







