Trajneri i Llapit

Disiplinori aprovon ankesën e Batatinës, ia ulë dënimin

Komisioni për Ankesa në Federatën e Futbollit të Kosovës, ka aprovuar pjesërisht ankesën e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Ai ishte dënuar nga Disiplinori me tri ndeshje, por pas kësaj ankesë dënimi iu është ulur në dy ndeshje, që i bie që Batatina nga xhiroja e ardhshme mund ta drejtojë Llapin ga bankina, shkruan Ballkani.info.

Skuadra llapjanë po lufton fuqishëm në garë për titullin e kampionit ndërsa në fundjavë do të ketë një udhëtim shumë të vështirë me Gjilanin në Gjilan dhe padyshim prania e trajnerit në bankinë është e mirëseardhur për futbollit.

Gjithsesi, Komisioni ka refuzuar ankesë e dytë që ka të bëjë me gjobë dhe dënimi prej 500 eurove mbetet në fuqi. /Ballkani.info