Një moment aspak normal u krijua gjatë intervistës live të Sergio Ramos, pas disfatës 0:2 që skuadra e tij Sevilla regjistroi në shtëpi ndaj Atletico Bilbaos.
Kjo ishte humbja e nëntë në 19 javë për skuadrën e Ramosit, që është pozicionuar në vendin e 16-të në renditje, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
I zëmëruar me këtë humbje dhe me situatën që po kalon ekipi, mbrojtësi Sergio Ramos debatoi ashpër me disa tifozë të Sevillas, teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes.
“Çfarë po shikon budalla, mbylle gojën! Respektoni njerëzit që flasin këtu. Duhet të jeni të respektueshëm!”, i’u drejtua Ramos tifozëve, teksa ky moment u bë viral në rrjetet sociale. /Ballkani.info
"¡TEN UN POCO DE RESPETO! ¡RESPETA A LA GENTE!”
— DAZN España (@DAZN_ES) January 4, 2024
¡Qué enfado de Sergio Ramos!#LALIGAenDAZN ⚽️ pic.twitter.com/n0T2aRNBEa







