“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tifozërisë bullgare sot në Sofje.

Ata penguan stërvitjen e Kosovës në prag të sfidës ndaj Bullgarisë, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, sipas gazetarit Arlind Sadiku, i cili është Sofje, stërvitja e Kosovës ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme.

“Siç ishte parashikuar. Krejt çka ka ndodh është kjo. Një grup prej 10-15 tifozësh që ndodheshin afër hyrjes së stadiumit me një kafe, kanë bërtitë “Ubi, ubi shqiptari” (vrite, vrite shqiptarin), për disa sekonda derisa lojtarët hynin në stadium. Veprimi i tyre sigurisht që është skandaloz, por kjo ka qenë e gjitha dhe jo sië po raportohet në media”, ka shkruar ai, transmeton Ballkani.info.

Tensioni i krijuar nuk ishte i pritur, marrë parasysh sfidën e parë në Prishtinë.

Tifozëria kosovare kishte pritur maksimalisht miqësisht bullgarët.

Tifozët e dy skuadrave, qëndronin në kafene para sfidës, duke bërë edhe foto me flamujt respektiv.

Madje, nëjri prej tifozëve të Bullgarisë kishte provokuar rëndë duke cuar tre gishtërinjë, simbol i serbëve për tri masakrat e tyre në Ballkan.