Disa qytetarë në Prishtinë kanë ndezur qirinj duke bërë homazhe për Alexei Navalnyn, aktivistin opozitar rus që vdiq në burg në Rusi.

Përfaqësues të shoqërisë ekspozuan fotografinë e Navalnyt dhe një fotografi të ballinës së gazetës serbe, Novosti, e cila shkroi “Perëndimi e vrau Navalnyn?”.

Fotografitë u vendosën te Zyra Ndërlidhëse e Federatës Ruse në Prishtinë.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.