Disa prej rekordeve që i ka thyer Liverpooli në edicionin 2019\2020

Titulli i parë i Anglisë në 30 vjetët e fundit për Liverpoolin, i fituar shtatë xhiro para fundit, ndoshta ka qenë më mbresëlënësi prej 19 titujve sa i ka gjithsej skuadra e madhe. Titulli është siguruar falë dominimit të plotë.

Më poshtë paraqesim disa prej rekordeve të vendosura nga Liverpooli në këtë edicion:

– Skuadra e Juergen Kloppit ka siguruar titullin shtatë xhiro para fundit, duke kaluar Manchester Unitedin (2001) dhe Manchester Cityn (2018) që kishin fituar titullin pesë xhiro para fundit.

– Fitorja 4:0 ndaj Crystal Palace të mërkurën ishte e 23-ta rresht në ndeshjet kampionale në shtëpi. Është tejkaluar rekordi i Manchester Cityt prej 20 fitoreve gjatë viteve 2011 e 2012.

– Kur Liverpooli fitoi ndaj West Ham Unitedit në shkurt, arriti fitoren e 18-të rresht në ligë, duke barazuar rekordin e Manchester Cityt. Më pas humbi nga Watfordi.

– Liverpooli mposhti Southamptonin 4:0 më 1 shkurt, për të krijuar epërsi prej 22 pikëve ndaj Cityt, që ishte epërsia më e lartë në histori të Premier Leagues, raporton Reuters. Ajo epërsi është rritur në 25 pikë pas fitores ndaj Norwich Cityt më vonë atë muaj.

– Liverpooli fitoi 1:0 ndaj Tottenhamit më 11 janar për të vendosur rekord për pikët e fituara në 21 xhirot e para në pesë ligat e mëdha evropiane.

Lista e rekordeve është edhe më e gjatë, ndërsa shumë rekorde tjera mund të arrihen deri në fund të edicionit.