Disa portale publikojnë fotografinë e rreme të kinse plakës që ia mori jetën djaloshit kosovar

Ngjarja e rëndë me 7 vjeçarin nga Kosova i cili dje u vra nga një e moshuar 75 vjeçare në Bazel të Zvicrës, i ka pikëlluar shqiptarët gjithandej.

Deri më tash ajo që dihet zyrtarisht është se plaka, një zvicerane, dje e kishte therur me thikë djaloshin Ilias Mahmuti me prejardhje nga Lipjani, i cili po kthehej nga shkolla.

Mirëpo, identiteti i të moshuares deri më tash nuk është bërë publik.

Megjithatë, duket se portalet në vendin tonë ende nuk i vërtetojnë sa duhet burimet e informacionet. Disa prej tyre, sonte, me vetëdije ose jo, e kanë publikuar një fotografi ku shihet një plakë dhe për të cilën thonë se është vrasësja e djaloshit kosovar, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, fotografi e publikuar është e vitit 2016 dhe i takon një plak 75 vjeçare e cila ishte gjetur nga policia pasi që më parë ishte zhdukur.

“E turpshme se cka bojne portalet per disa klikime: Nje webfaqe online aspak serioze e poston fotografine e nje plake qe e gjen ne Google dhe e poston si ’75-vjecaren nga Zvicra qe ia mori jeten 7-vjecarit kosovar’. Portalet tjera, pa e verifiku e as pa tentu me e verifiku bile, e plasojne tu e citu qat ëebfaqe pa pike pergjegjesie, morali e as ndjenje, sidomos kur eshte fjala per nje ngjarje kaq te ndishme. MARRE!”, ka shkruar Dardan Hasku nga kompania Dardha Solutions. /Ballkani.info/