Mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti tragjik bashkohen me familjarët, nisen për në shtëpitë e tyre

Disa prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në Kroaci tashmë janë takuar me familjarët e tyre në aeroportin e Prishtinës.

Disa prej tyre tashmë janë nisur për në shtëpitë e tyre nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u ka shpërndarë ujë familjarëve të cilët po presin para Aeroportit të Prishtinës.

Familjarët e mërgimtarëve kanë dalë me lule në dorë që mirëpresin më të dashurit e tyre që i mbijetuan aksidentit tragjik.