KRU "Prishtina"

Disa lagje të Prishtinës, të mërkurën pesë orë pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje dhe zona të kryeqytetit do të mbesin pa furnizimi me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve ne rrjet.

Sipas komunikatës, të mërkurën (23 gusht) do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit te lagjja 038.

Me këtë rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.