Një punonjës i misionit diplomatik të Izraelit u sulmua me thikë pranë ambasadës në Kinë, siç u raportua sot gjatë ditës.
Zyrtarët e policisë thanë se sulmi u krye nga një burrë me origjinë jo-kineze.
Diplomati thuhet se u dërgua në spital dhe deri më tani gjendja e tij është stabile.
Në rrjetin social X është publikuar një video që besohet të tregojë momentin kur ndodhi sulmi ndaj zyrtarit izraelit.
https://twitter.com/erbmjha/status/1712773946536530147
Siç shihet, sulmuesi e kishte shtrirë diplomatin për tokë dhe në dorë mbante thikën dhe e sulmonte atë vazhdimisht.







