Benedetto Della Vedova, diplomat italian është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Atij ia ka kumtuar edhe njëherë mbështetjen e Italisë për eKosovën në rrugën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ka përgëzuar Kosovën për pozicionimin e qartë në rastin e agresionit rus në Ukrainë.

“I solla një mesazh mbështetës për kandidaturën për BE dhe NATO ndërsa vendi vazhdon dhe konsolidojë rrugën e tij të virtytshme të zhvillimit dhe reformave”, ka shkruar diplomati në Twitter.

Italia kaherët e ka njohur Kosovën shtet duke e mbështetur në proceset integruese.

A #Pristina sono stato ricevuto da premier @albinkurti: #Kosovo allineato con Ue su sanzioni aggressione russa a #Ucraina. Ho portato messaggio sostegno 🇮🇹 a candidatura a @coe e a avvicinamento a #UE e #NATO mentre Paese prosegue e consolida cammino virtuoso sviluppo e riforme pic.twitter.com/n4RXQCkpPD

— BenedettoDellaVedova🇮🇹🇪🇺 (@bendellavedova) June 29, 2022