Diplomati i parë që bëri bashkë Kosovën e Serbinë flet pro “korrigjimit të kufijve”

Forumi i Sgurisë në Beograd që ka filluar të mërkurën duke mbledhur në kryeqytetin serb figura të rëndësishme të politikave të sigurisë rajonale por edhe të Bashkimit Evropian, duke hedhur në diskutim shumë probleme të sigurisë në Ballkan, por kryetema ka qenë siguria e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

Në ditën e parë, në panelin e pasditës, panelist kryesor ka qenë diplomati britanik i njohur shumë për punën e tij në Ballkan sidomos në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Robert Cooper ka qenë ndërmjetës në emër të BE-së në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që filloi në vitin 2011.

Ai ka folur për situatën e tanishme të dialogut që ka kaluar nga teknik në politik mes dy vendeve, duke thënë se është ndjerë i irrituar me komentet negative për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“E di që ideja e ndryshimit të territoreve është një temë që nuk është dëgjuar më parë, por jam i irrituar me komentet negative tepër të panevojshme mes dy vendeve, madje pa qenë fare ide. E di që është tepër e vështirë që kjo të arrihet por mendoj se nuk duhet t’i ndalojmë me aq vrull që ta bëjnë këtë”, ka thënë Cooper, në këtë Forum.

Në pyetjen e gazetarit të Insajderit, nëse ideja e korrigjimit të kufirit është e ngutshme, Cooper ka thënë se është e rëndësishme që të dy liderët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq janë duke biseduar për një fund të dialogut.

“Duhet t’i japim kohë, para se tu thojmë se kjo ide nuk bënë. Edhe pse kjo ide, tash për tash është vetëm e Kosovës. Serbia nuk ka folur diçka konkret për këtë ide. Megjithatë është inkurajuese që këta dy liderë që kanë qenë në konflikt të armatosur mes vete po flasin për tema serioze. Kjo është pozitive”, ka thënë Cooper.