Josip Buljeviq

Diplomati i njohur kroat për Adem Jasharin: Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt të madh

Ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq, e ka përkujtuar heroin kombëtar, Adem Jasharin.

Buljeviq e ka ndarë një fotografi të Jasharit, duke thënë që ai do të kujtohet përgjithmonë me respekt të madh.

“Adem Jashari, njëri prej themelusve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lind sot më 1955. Hero dhe dëshmor. Do ta kujtojmë përgjithmonë, me respekt të madh”, ka shkruar Buljeviq të Twitter.