Diplomatët e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, Bujar Deskaj e Bekim Misini e kanë ndjekur nga afër ndeshjen në mes përfaqësueses së Kosovës U18 në volejboll kundër moshatareve të Turqisë, e vlefshme për ciklin kualifikues CEV U18 Kualifikimet për EuroVolley (vajzat).
“FVK i falënderon diplomatët kosovarë për mbështetjen e dhënë për Kombëtaren tonë”, ka shkruar FVK në Facebook.
Ndeshja u zhvillua në qendrën sportive “Hristo Botev” në Sofje. /Ballkani.info







