Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN e vendosin flamurin shqiptar përsëri në qeveri

Maksim Dimitrievski në pyetjen provokuese të drejtorit të Kanal 5 në emisionin e tij tha se ai do dilte nga Qeveria nëse edhe njëher ministrat e VLEN në kabinet Qeveritar mbajnë flamurin shqiptar.

“Javën e kaluar në Qeveri ulen Izet Mexhiti i cili nuk është ligjerisht por “xhentellmenski” zv/kryeministër i ka mbledhur ministrat në koordinim në Qeveri duke vendosur flamurin shqiptar aty, edhe pse ska pasur asnjë zyrtar nga Shqipëria por vetëm qytetar tanë nga Maqedonia. Pra më trego ti tani si do reagoje në këtë akt i cili për mua ësht klasik politik dhe uzurpim i sistemit” ishte pyetja e drejtorit të Kanal 5.

”Do reagoja njejtë si reagova me kryeparlamentarin Xhaferi edhe pse nuk e kemi kapur atë moment por ja pra them nëse vazhdon flamuri shqiptar të qëndroj aty edhe njëherë ne nuk do jemi pjesë e Qeverisë, do dalim nga Qeveria” – tha Maksim Dimitrievski.