Kryediplomatja Donika Gërvalla ka uruar ShBA-të për Ditën e Pavarësisë.
Gërvalla përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se angazhimi dhe përkushtimi i ShBA-së, ka qenë vendimtar për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Postimi i plotë:
Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Ambasadorin Hovenier, festuam Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, vendit që ka frymëzuar breza të tërë dhe ka mbështetur kombet në rrugën e tyre drejt lirisë dhe demokracisë.
Sot, me krenari dhe mirënjohje të thellë, urojmë popullin mik amerikan për Ditën e Pavarësisë dhe shprehim falënderimet tona për miqësinë tonë të përjetshme. Angazhimi dhe përkushtimi i SHBA-ve kanë qenë vendimtare në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Zoti e bekoftë popullin amerikan, Zoti e bekoftë Amerikën.







