Dilema merr fund, Xhaka zyrtarizon të ardhmen

Granit Xhaka edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Arsenalin. Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane ka njoftuar mëngjesin e sotëm vazhdimin e kontratës me skuadrën londineze.

Xhaka ka shkruar se është krenar që ka vazhduar kontratën me Arsenalin.

Mesfushori fantastik ka qenë një nga emrat më të lakuar në merkaton verore duke u lidhur vazhdimisht me opsionin e largimit nga Arsenal. Roma ka qenë skuadrë që ishte afër shërbimeve të tij.

Por, Arsenal ka vendosur t’i rris pagën duke bërë që ta bindë futbollistin për një marrëveshje të re deri në vitin 2025.