Dikur me vezë i gjuanin kundërshtarët politikë, tash viktimë ishte Fisnik Ismaili. “Luftë” e ashpër VV-PSD (FOTO/VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje, kishte praktikuar metoda radikale kundrejt kundershtarëve politikë.

Përpos protestave herë të dhunshme, ata kishin filluar aksione “gjuajtje me vezë”, për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrat ne Qeverinë Mustafa.

Këto metoda të dhunshme ishin kundërshtuar nga kritikët e Vetëvendosjes, shkruan Ballkani.info

Levizja Vetëndosje vazhdoi me veprime të tilla derisa ndodhi përçarja e madhe në subjektin politik që në zgjedhjet e 11 Qershorit, doli si më i madhi (pa koalicion).

Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar aksionet që sipas tyre ishin “simbolike”, për të goditur me vezë zyrtarët në Qeverinë Mustafa.

Ish zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ishte njëri nga viktimat e para, shkruan Ballkani.info.

Ishte goditur ish-ministri Drejtësisë, Hajredin Ku#i. Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

“Aksionet simbole” të Vetëvendosjes po vazhdonin.

Më pastaj, VV ishte akuzuar edhe ngjarje që ndodhnin natën si; djegja e veturës së gruas së Memli Krasniqit, djegja në oborrin e RTK-së, rrahja e Arbana Xharrës dhe sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës.

Këto akuza i kishte mohuar kategorikisht Lëvizja Vetëvendosje << duke deklaruar se VV ndërmerr veprime vetëm publikisht.

Por, nga aksionet simbolike mbi kundërshtarët politikë, VV ka filluar me veprime të njëjta ndaj ish-bashkëpartiakëve të dalur në Partinë Socialdemokrate(PSD).

Sot është gjuajtur me vezë gruaja e deputetit të PSD-së, Fisnik Ismailit.

Ky i fundit ka reaguar ashpër në një status në Facebook ku ka ofenduar ashpër aktivistët e Vetëvendosjes, subjekt politik që i përkiste edhe Ismaili.

Klima politike në Kosovë ka ndryshuar. Situata mes VV-së dhe PSD-së po shkon duke u acaruar. Përpos debateve në Kuvend situata po eskalon edhe jashtë tij.

Disa nga aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje

https://www.youtube.com/watch?v=KWUgRvG13iA