Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që dikur i urrente “xhipat e zinj” të pushtetarëve, pak nga pak u shndërrua në një dashamir dhe çdo ditë po e shijon komoditetin e tyre. Ai edhe sot është paraqitur me një video-selfie nga xhipi.

Kurti ka folur për mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila mbahet pas pak.

Ka thënë se në të të do të flitet për të gjeturat e ministrive dhe do të votohen 12 pika.

Postimi i Kurtit:

Sot mbajmë mbledhjen e 100 të qeverisë.

Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu.