U mbajt në Nju Jork, në Gjykatën e Manhatanit, seanca për arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, nga Delta Forcë e SHBA-ve dy ditë më parë.
“Unë jam Nicolas Maduro, u arrestova në shtëpinë time në Karakas”.
Këto ishin fjalët e para të presidentit të arrestuar bashkë me gruan e tij.
Pak minuta pasi filloi seanca e sotme, gjykatësi Alvin Hellerstein i kërkoi Maduros të identifikohej.
“Unë jam presidenti i Venezuelës, u arrestova në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë”, i tha Maduro gjykatës.
Hellerstein i tha atij se kishte të drejtë për një avokat falas nëse nuk mund të paguante dhe se mund të lirohej para gjyqit, përveç nëse kishte një arsye për të mos e bërë këtë.







