Një shtëpi në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orë të vona të natës.

Shtëpia e cila po digjet është në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lexues ka dërguar një foto nga vendi i ngjarjes, ku thonë se zjarri është i madh dhe nuk po arrin të ndalet për më shumë se 40 minuta.

Deri tani nuk dihet se a ka të lënduar apo se ka mbetur dikush brenda.