Digjen varrezat në Hajvali
Në Hajvali të Prishtinës, një pjesë e varrezave është kapluar nga flaka.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit për ta lokalizuar zjarrin.
Mësohet se bëhet fjalë për varrezat e serbëve aty.
Ndërkaq, nuk është hera e parë që këto varreza janë kapluar nga flakët, edhe më herët në vitin 2018, kishte ndodhur një rast i tillë.