Federata angleze

Dier dënohet me katër ndeshje moslojë për konfrontim me tifozin

Federata e Futbollit të Anglisë ka suspenduar për katër ndeshje mesfushorin e Tottenhamit, Eric Dier dhe e ka gjobitur atë me 40 mijë funte, pasi Dier ishte konfrontuar me një tifoz gjatë një ndeshje në mars, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi pas ndeshjes së FA Cupit të Anglisë mes Tottenhamit dhe Norwich Cityt. Dier ishte ngjitur në tribuna dhe ishte konfrontuar me tifozin. Me suspendimin Dier do të mungojë deri në xhiron e fundit të Premier Leagues.

Shpërndaje