Diego Costa mbetet 6 muaj jashtë fushave

Dhimbje koke për Diego Simeonen që humbet shërbimet e Diego Costas për 6 muajt e ardhshëm.

Sulmuesi brazilian i natyralizuar si spanjoll do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit deri në muaj prill duke iu referuar lajmeve që shkruajnë gazetat spanjolle.

Lojtari vuan nga një hernie diskale në qafë të paktën këtë kanë vërtetuar analizat të cilave u është nënshtruar Diego Costa.

Atletico Madridi ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit por shpejt duhet të marrë një vendim për zgjidhjet që mund të gjenden.

E sigurtë është që Diego Costa i cili në këtë sezon ka shënuar vetëm 2 gola në 15 ndeshje do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

loading…