Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, është tallur me krizën e koronavirusit, i cili lënë të vdekur më shumë se 4,300 njerëz në të gjithë botën.
31-vjeçari i injoroi kërkesat për një intervistë pasi skuadra spanjolle kishte mposhtur 4-2 Liverpoolin në Ligën e Kampionëve natën e së mërkurës.
Costa më pas kolliti teatralisht dhe qeshi ndërsa po kalonte kah gazetarët në ‘Anfield’, transmeton lajmi.net.
Diego Costa is some character pic.twitter.com/AbhS5tYfr4
— Rk (@RkFutbol) March 12, 2020
Sulmuesi spanjoll dukej në humor pas ndeshje, por jo edhe kur u zëvendësua.
Ai u nervozua, duke goditur shishet me ujë pranë stolit të skuadrës së tij – por duket se kualifikimi në fazën tjetër i ka bërë mirë atij.








