Legjenda e Chelseat, Didier Drogba ka shprehur mendimin e tij për situatën e kontratës së Eden Hazardit.
Drogba është i lumtur me vazhdimin e kontratës së N’Golo Kantes me klubin londinez edhe për pesë vjet të tjera, po ashtu ai ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga ylli belg.
“Ai duhet të jetë me radhë që ta nënshkruajë kontratën”, ka thënë Drogba.
Drogba iu referua Hazardit si “Princi i Stamford Bridge” pasi në kohën e tij ai është quajtur “Mbreti”.
Nuk dihet ende nëse Hazardi do ta vazhdojë ose jo kontratën me klubin “blu”, pasi ky i fundit disa herë ka shprehur dëshirën që të largohet nga Chelsea dhe me shumë gjasë të transferohet në Real Madrid.







