Italiani

Di Francesco kritikon paraqitjen e Romës në humbjen përballë Viktoria Plzen

Viktoria Plzen ia shkaktoi humbjen e rradhës Romës në Champions League, gjersa ky rezultat e ka lënë të zhgënjyer trajnerin e romakëve, Eusebio Di Franceso.

Trajneri italian tha se nuk arriti të marrë përgjigjet e kërkuara nga lojtarët e tij, derisa kriza e Romës vazhdon të rritet, përkundër faktit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues.

“Këto ndeshje na ndihmojnë të reflektojmë, dhe unë nuk e morra përgjigjen e kërkuar nga lojtarët. Duhet të japim më shumë kur jemi pjesë e Romës, duke filluar nga trajneri. Plzen ishin më të mirë në shumicën e kohës. E filluam ndeshjen mirë por pastaj i lejuam ata të na shkaktojnë shumë probleme. Nuk e di nëse është një periudhë e vështirë në përgjithësi por është e vërtetë që nuk mbrohemi kolektivisht. Pres paraqitje më të mira nga secili, nuk përmendi emra të individëve. Më interesonte më shumë paraqitja sesa rezultati në këtë ndeshje”, tregoi Di Francesco.

Të shtunën Roma pret Genoan në Serie A, teksa kryeqytetasit do të shpresojnë të lënë pas krizën e rezultateve, kurse për momentin ndodhen në vendin e 8-të në elitën e futbollit italian.