Humbja ndaj Cagliarit e ka tronditur jo pak pozicionin e Stefano Piolit në krye të Fiorentinës.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit vjollcë kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Alternativat për pasuesin e Piolit në fakt nuk mungojnë ku Eusebio Di Francesco duket i preferuari, por më parë 49-vjeçari pavarësisht shkarkimit nga Roma duhet të zgjidhë kontratën me verdhekuqtë.
Alternativat e tjera janë Leonardo Semplici dhe Roberto De Zerbi, me Sassuolon që për ta lënë të lirë trajnerin dëshiron të nisë më parë një tratativë merkatoje me klubin vjollcë.







