5 gola në Champions

Di Francesco e cilëson Dzekon si futbollist të jashtëzakonshëm

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka lavdëruar lojën e Edin Dzekos në triumfin e thellë 3-0 ndaj CSKA Moscow, takim në të cilin sulmuesi boshnjak shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

Dzeko ka qenë i përfshirë në 16 gola në 14 paraqitjet e fundit me Romën, duke u këndellur shpejt nga paraqitja e dobët ndaj Spalit në fundjavë.

“Nëse do të shënonte edhe kundër Spalit do të ishte edhe më mirë. Më duhet të them se Dzeko është një lojtar i jashtëzakonshëm jo vetëm në aspektin e finalizimit por edhe i jep mundësi skuadrës të luajë më mirë. Ai është një profesionist i madh dhe në secilën ndeshje që nuk luan mirë, përgatitet në maksimum për të përmirësuar veten”, deklaroi Di Francesco.

Trajneri i ri italian theksoi se në humbjen ndaj Spalit nuk pëlqeu shumë gjëra por reagimi i skuadrës kundër CSKA-së e ka bërë të lumtur 49 vjeçarin.