Faruk Koca,

Dhunë në Superligën e Turqisë, presidenti i Ankaragucu grushton gjyqtarin e ndeshjes

Presidenti i klubit MKE Ankaragucu, Faruk Koca, ka sulmuar fizikisht gjyqtarin, Halil Umut Meler, pas ndeshjes ndaj Rizespor. Kjo ndeshje u zhvillua sonte dhe u mbyll me rezultatin 1:1.

Kur në stadiumin “Eryaman” u dëgjua fishkëllima e fundit e ndeshjes, Koca u fut në fushë dhe goditi me grusht gjyqtarin Meler. Forcat e sigurisë rrethuan Melerin, i cili nga goditja ra në tokë.

Të tjerët pastaj u përpoqën të qetësonin Faruk Kocën. “NTVSpor” raporton se ai ndodhet tashmë në paraburgim.

Halil Umut Meler u dërgua në dhomën e zhveshjes nën masa të forta sigurie 10 minuta pas trajtimit të tij.

Ndërkohë, tifozët e MKE Ankaragucu mbështetën presidentin e tyre dhe brohoritën. Nuk munguan as tifozët që hynë në fushë nga tribuna. Kundër këtyre tifozëve kanë ndërhyrë rojet e sigurisë.

Deri te ky incident erdhi pas gjyqtari kryesor përjashtoi me karton të dytë të verdhë Ali Sowe në minutën e 50-të të ndeshjes. Ky vendim ngjalli reagime të mëdha pastaj nga tribuna.