Një ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar ndërmjet Cagliarit dhe Lazios. Dueli është shënuar me një rikthim të jashtëzakonshëm të romakëve (Lazios) dhe përfundim dramatik ku mysafirët arritën t’i shënojnë dy gola në minutat 93 dhe 95.
Mirëpo, paraprakisht ndeshja ishte përcjellë me rrahje të ashpër të tifozëve, transmeton Ballkani.info.
Duket se nuk ka mundur të jetë ndryshe. Më poshtë në video shihet se si janë zhvilluar ngjarjet në Sardenjë.
Italia kohëve
të fundit është bërë çerdhe e huliganizmit ku rastet e përleshjeve të tifozëve
janë shpeshtuar.







