Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, sot i hiqet imuniteti një deputeti

Komisioni për Çështjen e Mandateve dhe Imunitetit do të vendos sot heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit.

Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit.Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet të ketë, sepse aty u rrezikua jeta e deputetëve dhe gazetarëve.

Misovski tregoi edhe gurin i cili mund t’i kishte marrë jetën ndonjë deputeti.