Dhuna në familje: Ministri Selimi thotë se po punohet për pavarësinë financiare të grave

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se me të marrë detyrën është angazhuar në çështjen e dhunës në familje.

“Ka filluar të shfaqet si problem rritja e rasteve të dhunës në familje. Ka qenë prioritet si çështje. Gjatë vizitave në strehimore ka qenë prioritet dalja nga cikli i dhunës duke shkuar në strehimore. Nuk është shumë e lehtë”.

“Çfarë ndodh më pastaj për shkak të mungesës së rinitegrimit gratë kthehen prapë në atë cikël të dhunës sepse nuk ka mundësi për pavarësi financiare dhe kthehen aty ku kanë qenë dhe cikli i dhunës vazhdon njëjtë dhe shkon tek fëmijët dhe familja”, ka thënë Selimi. Njofton Klan Kosova.

Selimi në Rubikon ka thënës e po punojnë në çështjen e pavarësimit financiar të grave të cilat janë cak i dhunës.

“Ne e kemi pasë të rëndësishme që të ndihmojmë rinitegrimin që parandalon kthimin në ciklin e dhunës. Kemi parë të arsyeshme që të bëjmë diçka për rintegrimin”.