Fituesi i Champions Leagues?

Dhjetë parashikimet në futboll për vitin 2019

Mediumi i njohur “Goal” ka dhënë dhjetë parashikimet kryesore që e presin futbollin në vitin 2019.

Me Copa America, Kupën e Botës për Femra, Kupën e Kombeve të Afrikës dhe shumë ngjarje tjera i presin fansat e futbollit në 12 muajt në vijim.

Këto janë parashikimet kryesore:

1. Juventusi të fitojë Ligën e Kampionëve

“Goal” thotë se pas dominimit të Realit dhe Barçës, radha është që Juventusi të shfrytëzojë rastin dhe me Cristiano Ronaldon të arrijë çmimin e shumë kërkuar të Ligës së Kampionëve.

2. Mourinho të kthehet te Real Madridi

“Special One” që u shkarkua nga Manchester Unitedi muajin e shkuar, mund të përfundojë te Real Madridi, ku presidenti Florentino Perez njihet si adhurues i portugezit.

3. Antonio Conte te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi po kërkon trajner të ri për sezonin e ardhshëm e këtu opsioni më i përafërt shihet ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

4. SHBA-ja të rimarrë Kupën e Botës për Femra

5. Trajnerë të Premier Ligës të shkarkohen

6. PSG të shesë një nga yjet për shkak të problemeve me Fair-Playin Financiar

7. Messi të rikthejë Topin e Artë

Lionel Messi ka kthyer vëmendjen e futbolldashësve kah vetja me formën e lartë te Barcelona dhe po shkon drejt sukseseve që mund t’ia kthejnë Topin e Artë.

8. Anglia të fitojë Ligën e Kombeve

Anglia në qershor luan me Holandën, Portugalinë e Zvicrën për fituesin e edicionit të parë të Ligës së Kombeve.

9. Brazili dhe Neymari kthehen në majë

Barzili do të hyjë në Copa America si favorit me synimin për t’u kthyer në majë të futbollit në botë.

10. Kloppi t’i japë fund pritjes së Liverpoolit për titull

Liverpooli mund të kthehet te titulli i Premier Ligës për herë të parë që nga viti 1990. “Të Kuqtë” më 3 janar kanë “finalen” me Manchester Cityn që mund të vulosë rrugën drejt titullit.