Ka filluar dezinfektimi i stadiumit të Prishtinës nga organet kompetente.
Nga fotot e siguruar, shihet se punëtorët po bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta dezinfektuar vendin para ndeshjes së fundjavës.
Kryeqytetasit do të luajnë ndaj skuadrës me të cilën u përballën para dy javësh, megjithëse tani nuk do ta kenë mbështetjen e tifozëve, për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës, ku ndalohet pjesëmarrja e personave në aktivitetet sportive.
Këto masa janë marrë si qëllim parandalimi ndaj pandemisë që po shkakton probleme edhe në botën e sportit.

/GazetaBlic/







