Chelsea mori tre pikët ndaj Crystal Palace-t falë një 11 metërshi të shndërruar në gol në minutën e 89. Ishte Madueke ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i fiksoi shifrat përfundimtare ne 2-1.
Ndërkohë, Nizaar Cinsella ka treguar detaje që nuk u panë nga syri i tifozëve përmes kamerave gjatë ndeshjes.
Gazetari bën me dije se Madueke mund t’ja dorëzonte topin Brojës ose Gallagher-it, por në fund vendosi ta godasë vetë.
Broja dhe Gallagher-i e pyetën shokun e tyre të skuadrës nëse ishte i sigurt në vendimin e tij, por Madueke ishte i palëkundur dhe refuzoi të lejonte sulmuesin shqiptar dhe mesfushorin e Chelsea-t të gjuanin 11 metërshin.







