Detajet më të reja për gjendjen e anëtarëve të KQZ-së që u helmuan nga zarfet nga Serbia

Nga QKUK kanë dhënë detajet më të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të anëtarëve të KQZ-së që u helmuan nga zarfet e ardhura nga Serbia.

Basri Sejdiu, drejtor në SHSKUK ka thënë se 12 pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka thënë se është bërë një organizim i mirë i të gjithë stafit mjekësor që trajtimi të jetë sa më intensiv, shkruan lajmi.net,

“12 pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Është bërë një pranim i pacientëve dhe është bërë organizim që ata të trajtohen sa më mirë, është bërë konzoliumi në mënyrë që të ftohen të gjithë doktorët”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Berisha tha se gjendja e pacientëve është stabile dhe të njëjtit mund të lëshohen për në shtëpi pas 24 orëve nëse nuk ka ndonjë komplikim shtesë.

“Pritet që në momentin që të lëshohet e arsyeshme t’i lëshojmë në shtëpi. Nga rezultatet që kemi marrë, përjashtohet që ka agjenc infektive”, tha ajo.

“Mendojmë që është mirë që të observojnë të paktën edhe 24 orë që të ofrohet ndihma mjekësore”, shtoi ai.

Ndërkaq, Naser Ramadani, tha se në bazë të analizave laboratorike është vërtetuar se pacientët nuk kanë sëmundje ngjitëse.

“Në bazë të rezultateve laboratorike dihet vetëm se nuk ka sëmundje ngjitëse. Pacientët janë në observim për të përjashtuar çdo agjens të mundshëm infektiv”, tha ai.

loading…