Detajet: Burri qëlloi me levë hekuri gruan tij, arrestohet pas krimit të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Burri ka vrarë me thikë gruan e tij 59 vjeç, brenda një dyqani. Fillimisht burrë e grua janë konfliktuar me njëri-tjetrit dhe më pas burri ka marrë një levë hekuri dhe e ka qëlluar për vdekje bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 në Durrës. 59-vjeçarja ka marrë plagë në kokë, por kur ka mbëritur ambulanca, ajo kishte humbur jetën. Policia thotë se ka arrestuar 63-vjeçarin.

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.