Sot rreth orës 13:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e trefishtë.

Dyshohet se një person la të vdekur nusen e djalit të tij së bashku dhe një person tjetër dhe në fund vrau edhe vetën.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonine Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo tregoj se po dyshohet për një vdekje të dyshimtë,m ku vrasja është kryer më armë zjarri, ku mbeten të vrarë tre persona.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.