Sonte rreth orës 20:00, një 36 vjeçar është vrarë në një lokal në Lipjan.
Vrasjen për Ballkani.info e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtine, Imer Beka, i cili ka thënë se po kryhen të gjitha procedurat e hetimeve rreth rastit.
Deri më tani, burimet kanë bërë të ditur se personi i vdekur është nga Skenderaj.
Rasti nga policia është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç , që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë perderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë. /Ballkani.info







