Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Prishtinë, mësohet identiteti i të plagosurit FOTO

Në lagjen Arbëria të Prishtinës pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria pati të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur një person (mashkull) i cili menjëherë është nisur për trajtim mjekësor.

Ballkani.info mëson se i plagosuri është L. B, 18 vjeçar, ndërsa i dyshuari, po ashtu emër i njohur për redaksinë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.Lidhur me këtë rast aktualisht njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I dyshuari është dërguar për tretman në QKUK. /Ballkani.info/