Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja e djeshme e një burri në Kolovicë të Vjetër të Prishtinës është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti-rekreacion.

Sipas policisë të dyshuarit iu është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

“VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info 

LEXO EDHE: