Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Një person me inicialet F.B., ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritur që t’iu përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka treguar Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe është sekuestruar arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka theksuar Ahmeti.

Në media është raportuar se viktima është goditur aksidentalisht nga arma e zjarrit, mirëpo për Demokracia.com këtë gjë nuk e kanë konfirmuar as nga Policia e as nga Prokuroria. 

LEXO EDHE: