Detaje për viktimën e 22-të në Kosovë, një burrë i moshës së mesme, nga ky qytet i Kosovës

Klinika Infektive njofton se sot në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, si i dyshuar për COVID-19.

Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë shkon në 22.