Detaje për grabitjen në Ferizaj, hajni hyri në shtëpi vodhi para dhe një veturë

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“I pandehuri më 2 prill 2021 në Ferizaj, tek shtëpia e të dëmtuarit A.K. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me përdorimin e forcës e ka hapur derën hyrës të shtëpisë, fillimisht ka ndërruar rrobat duke i lënë në shtëpi dhe nga aty i ka marrë rrobat e djalit të të dëmtuarës si dhe nga çanta e të njëjtës ka marrë shumën e të hollave tridhjetë (30) euro, dhjetë (10) dollar, dhjetë (10) kruna suedeaze si dhe çelësat e veturës “Audi”, me të cilën pastaj është nisur për në drejtim të Hani të Elezit dhe në pikën kufitare nuk është ndaluar fare, duke vazhduar në drejtim të Republikës së Maqedonisë Veriore, mirëpo i njëjti nga patrulla e policës është ndjekur nga prapa dhe në largësi nga pika kufitare në territorin e Maqedonisë, është ndaluar dhe arrestuar”, njofton Gjykata,