Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një qytetar ka vrarë djalin e axhës së tij për motive tejet banale.
Lopa e viktimës kishte hyrë në arën e të dyshuarit dhe kishte dëmtuar rreth 3kg pasul.
Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet dhe acarohet mes dy familjeve nga Podujeva.
Njëri nga ta, e ka goditur me veturë djalin e axhës i cili po ngiste biçikletën, dhe pasi e ka goditur me veturë, e ka goditur edhe me plumb nga prapa duke e vrarë.







