Detaje nga vetaksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Një grua e vdekur dhe një tjetër e lënduar

Sot rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Policia ka konfimuar se nga ky vetaksident ka vdekur një person i gjinisë femërore, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka konfirmuar policia për Express.