Rrezart Hasani

Detaje nga sulmi ndaj referit në Hogosht të Kamenicës

Ndeshja në Hogosht mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë kur po luheshin minutat e fundit.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 83-të kur u sulmua nga dy-tre futbollistë të Kikës, gjyqtari Rrezart Hasani.

Një nga sulmuesit ishte futbollisti brazilian, Talison, i cili reagoi në atë mënyrë pasi u përjashtua me krton të kuq.

Deri te momenti i incidentit rezultati ishte 1:2 për mysafirët nga Vushtrria.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll dhe persona që luajnë futboll