Detaje nga rrahja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë: Ja pse e përgjaku sekretarin, nipi i Jakup Krasniqit

Djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, e ka sulmuar fizikisht sot sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci.

Rrahja ka ndodhur rreth orës 14.

Policia e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ballkani.info sjellë tërë ngjarjen që çoi deri tek rrahja.

“Arian Krasniqi ka dashur të udhëtojë për vizitë zyrtare në Amerikë. Ka shkuar të sekretari, Burim Rreci që t’ia nënshkruaj vendim, ashtu siç shkohet sipas procedurave”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

“Meqë sekretari ka refuzuar që t’ia nënshkruaj vendimin dhe ai të udhëtojë për në Amerikë, Arian Krasniqi e ka sulmuar fizikisht sekretarin”, kanë shtuar tutje burimet.

Arian Krasniqi nuk është këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, por është zyrtarë i lartë në departamentin e Turizimit në kuadër të MTI-së.

Këto burime tutje kanë thënë se sekretari Rreci ka të ngjarë që ka pësuar lëndime nga sulmi, pasi që në MTI ka arritur edhe një autoambulancë. /Ballkani.info/

loading…