Detaje nga kontrata që Tuchel pritet të nënshkruajë me Chelsean

Thomas Tuchel po udhëton për në Londër për të përfunduar emërimin e tij si trajner i ri i Chelseat.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain do të zëvendësojë Frank Lampardin në “Stamford Bridge” dhe shpreson që gjithçka të përfundojë në kohë që të jetë në gjendje të marrë drejtimin e skuadrës së tij të re kundër Wolves të Mërkurën.

Tuchel do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore, me opsionin për një vit tjetër, dhe i rikthehet menaxhimit vetëm një muaj pas largimit të tij nga PSG.

47-vjeçarit do t’i kërkohet të regjistrojë një test negativ për Covid-19 për të qenë në gjendje të hyjë në skuadrën e Chelseat, dhe më pas do të lejohet të drejtojë seanca stërvitore dhe të marrë drejtimin e ndeshjeve.

Fillimisht, gjermani do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore por ekziston mundësia për të zgjatur marrëveshjen për një sezon të mëtejshëm, nëse të dy palët janë të kënaqur me marrëveshjen.